Hapësire reklamuese

Aktualitet

Llalla e transferoi në Shkodër, prokurori i zhgënjyer: Mos u shqetësoni, puna ime në shërbim të drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb

Pak ditë më parë kryeprokurori Adriatik Llalla vendosi transferimin e 7 prokurorëve në poste të rëndësishme dhe midis tyre ishte edhe Shkëlqim Hajdari.

Hajdari nga prokuror Apeli është transferuar nga Llalla në Prokurorinë e Shkodrës, çka nuk është pritur mirë nga vetë ai. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Hajdari ndonëse nuk e fsheh zhgënjimin e tij, shprehet se puna e tij do të jetë vetëm në shërbim të drejtësisë.

“Ashtu siç është bërë e ditur në media, lëvizja ime nga Prokuroria Tiranës në atë të Shkodrës ka shqetësuar miqtë e mi, brënda dhe jashtë vendit. Miqtë e mi, mos u shqetësoni, pasi jam i kënaqur, që fjalët e mia, puna ime, ka qenë dhe do të jetë në shërbim të drejtësisë, vetëm kështu do ta bëjmë të gjithë sëbashku, më të mirë këtë vend, shkruan Hajdari.

Një vit më parë Hajdari akuzoi Llallën se e ka goditur me grusht në fytyrë gjatë një mbledhjeje. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll