Tirana
few clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.1kmh
20 %
Pre
13 °
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 31 Mars, 2023

Llalla e pezulloi nga detyra, prokurorja në sitën e vettingut: Ka trashëguar pasuri nga i ati

Lajme të ngjashëm

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Alma Muça, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do t’i nënshtrohet vettingut. nga Nga verifikimet e ILDKPKI rezulton se Muça ka bërë deklarim të saktë në përputhje me ligjin.

KPK theksoi se prokurorja ka burime te ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Muça disponon një depozitë bankare me një shumë prej 5 milionë lekësh të krijuar nga kursimet e pagës në vitet 2014-2015. Ndërkohë, në verifikimet e bërë KPK shton se Muça disponon dhe një automjet me vlerë 17 mijë e 500 euro burimi i krijimit hua nga babai i saj dhe nga një shume prej dy milionë lekësh nga shitja e një makine të mëparshme. Po ashtu bëhet e ditur se prokurorja ka një apartament në Durrës 185 m 2, ndërkohë që 28 mijë e 182 euro janë në pronësi të mamasë së subjekti. Në vitin 2017 Muça ka marrë dy apartamente me sipërfaqe 96 m 2 dhe 32 m2 të trashëguar pas vdekjes së babit të saj.

Përsa i përket anës profesionale, KPK nënvizon mes të tjerash faktin se Muça është paditur me pretendimin se ka favorizuar ndryshimin e akuzës.

Në shkurt të vitit 2017, kur mbante postin e kreut të Drejtorisë Gjyqësore, Muça u pezullua nga detyra së bashku me prokurorin Artur Selmani, pas qëndrimit të këtij të fundit për lehtësimin e akuzave ndaj tre të akuzuarve për masakrën e Çoles në Vlorë. Sipas njoftimit të Prokurorisë në atë kohë, Muça në rolin e eprores ishte në dijeni të qëndrimit të Selmanit.

KPK vlerësoi aftësitë profesionale të Muçës, ndërsa shtoi se nuk janë gjetur afera korruptive tek denoncimet. Vet Muça gjatë fjalës së saj para KPK-së kërkoi konfirmim në detyrë.

 

Më shumë