Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Liverpool çon në “ferr” “Djallin”, Milani “i jep duart” Europës dhe Championsit, Atletico shkëlqen në Portugali, Reali i pari në grup

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndeshjet e Champions League dhuruan emocione, teksa xhiroja e gjashtë dha verdiktet përfundimtare. Në Grupin B, Liverpool mundi 1-2 Milanin, në një sfidë të luftuar. Golit të kuqezinjve me Tomorin në minutën e 29-të, iu përgjigj Salah në minutën e 36-të. Përmbysja erdhi në të 55-tën nga Origi. Atletico Madrid ia doli 1-3 në Portugali ndaj Portos falë golave të Griezzman në të 56-tën dhe Correa e De Paul, në limite. Goli i nderit u realizua nga Olivera.Përfundimisht, ekipi i Klopp është në vendin e parë, Atletico Madrid në vendin e dytë, Porto në vendin e 3-të, ndërsa milanistët zhgënjejnë totalisht me rënditjen në vendin e fundit.

Në Grupin D, Reali triumfoi 2-0 ndaj Interit, pas golave të Kroos në të 17-tën dhe Asensios në të 79-tën. Shakhtar-Sheriff përfundoi 1-1. Përfundimisht, madrilenët janë të parët në grup, ndërsa interistët kualifikohen si të dytët. Skuadra moldave përqafon Europa League.

Në grupin C ka qënë gjithçka e vulosur, me Ajax dhe Sporting që shkojnë tutje. Dortmund kalon në Europa League.

Gjermanët fituan 5-0 ndaj Besiktas, ndërsa Ajax-Sporting u mbyll 4-2

Rezultatet finale:

Milan 1-2 Liverpool

Ajax 4-2 Sporting

Dortmund 5-0 Besiktas

Porto 1-3 Atletico Madrid

Real Madrid 2-0 Inter

Shakhtar Donetsk 1-1 Sheriff Tiraspol

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img