Hapësire reklamuese

Bota

Kërcënimi rus, Lituania rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Shkruar nga Newsbomb

Kërcënimi që vjen nga Rusia ka shtyrë Lituaninë që të mendojë për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vend.

Vendi i vogël anëtarë i NATO-s që prej vitit 2004, pavarësisht mbrojtjes që i jep aleanca po përgatitet në rast të një përshkallëzimi konfliktit në lindje të Europës.

Kryeministrja e Lituanisë,  Dalia Grybauskaite ka deklaruar se për shkak të ndryshimeve gjeopolitike të ndodhura kohët e fundit, dëshirojnë të rikalojnë në sistemin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak pas shtatë vitesh të heqjes së këtij shërbimi.

Forcat e Armatosura lituaneze, presin që Kuvendi të miratojë vendimin e marrë nga Këshilli i Mbrojtjes.

Shërbimi ushtarak siç ka qenë edhe më parë nuk do të jetë i detyrueshëm për studentët, prindërit të cilët kanë fëmijë, por nuk jetojnë me bashkëshorten dhe personat të cilët nuk janë të përshtatshëm për shërbim për arsye shëndetësore.

Nëse Kuvendi i  Lituanisë do të miratojë propozimin e Këshillit të Mbrojtjes së Shtetit, shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të fillojë në muaji shtator dhe koha e ushtrisë do të jetë 9 muaj.

Ndërkohë që shumë të rinjë lituanezë nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim të qeverisë, duke shprehur kundërshtitë e tyre në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese