Hapësire reklamuese

Bota

Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme, dërgon gjithë ushtrinë në kufi

Shkruar nga Newsbomb
Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme, dërgon gjithë

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Ai ka thënë se ka në plan të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e saj në përgjigje të "shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi".

Në fakt, sulmet që nisëm mëngjesin e sotëm treguan se Rusia nuk ishte e vetme. Trupat ushtarake u ndihmuan dhe nga Bjellorusia për të thyer kufijtë e Ukrainës dhe për të marrë kontrollin në disa qytete të caktuara.

Të gjithë shtetet në kufi me Rusinë dhe Ukrainën kanë nisur mobilizimin për t'i ardhur në ndihmë Kievit zyrtar dhe për të qëndruar në gatishmëri, nëse trupat ruse tentojnë të sulmojnë vende të tjera përveç Ukrainës.

Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë - e cila kufizohet me Rusinë - i tha BBC se "ne do të ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet që mundemi", duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.

Kallas thotë se “duhet të bëjmë gjithçka në nivel të BE-së dhe NATO-s që ky agresion të mos zgjerohet”. Ajo ka këshilluar estonezët të qëndrojnë të qetë dhe thotë se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim në kufijtë e Estonisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu