Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Listat të mbushura me emrat e kandidatëve për deputetë dhe drejtorave, Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk voton shpërndarjen e banesave për të pastrehët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Vlorës sipas rendit të ditës do të duhej të votonte listën e aplikantëve për përfitimin e banesave si të pastrehë nga Enti i Banesave.

Por diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi siç raporton gazetarja Jerola Ziaj, këto lista kanë qenë të mbushura me emra ish-kandidatësh për deputetë, drejtorësh, qytetarësh që banojnë në SHBA, por edhe gra që janë ndarë nga trungu familjarë me burrat e tyre drejtora.

Sipas saj, në listë mund të jenë vetëm 30 familje në nevojë, ndërsa pjesa tjetër janë emra të të pasurve që kanë hyrë në garë të përfitojnë nga 74 banesat sociale që do të shpërndahen.

“Keshilli Bashkiak nuk pranoi te votonte ne rend te dites listen e paraqitur te aplikanteve per perfitimine banesave si te pastrehe nga Enti iBanesave.

Seriozisht ky eshte vendimi me serioz qe kane marre! Ne kete liste jane ndare nga trungu famijar gra dhe burra drejtoresh,kandidate per deputete, njerez qe jetojne ne Amerike, kryetare rajonesh,punonjes tatimesh. militante te thekur…. Nga ata qe vuajne per buken e gojes kuptohet,qe kalamajte i9ojne me pushime ne Disney land,Londer e gjera te tilla …

Ne kete liste jane apo nuk jane vertet 30 familj e ne nevoje. Te gjithe ne gare per 74 banesa sociale qe do ndahen…Paska mbetur gjithe Ps- ja rrugeve, ipaskan nxjerre jashte”, shkruan gazetarja.

Më shumë




spot_img








spot_img