Hapësire reklamuese

Rajoni

Lista Serbe: Nëse vendosen gjoba për targat, do të ketë rezistencë të ashpër

Shkruar nga Newsbomb
Lista Serbe: Nëse vendosen gjoba për targat, do të ketë

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të përshkallëzuar të vendimit për targat, ka reaguar Lista Serbe, duke i çuar një mesazh kryeministrit Albin Kurti. Partia e serbëve është shprehur se vendosja e gjobave për targat do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër.

“Në emër të popullit serb nga kjo zonë, duam t’i themi qartë atij (Kurtit) se shqiptimi i masës së gjobave do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër të popullit serb, sepse jemi të vetëdijshëm për qëllimet e vërteta të pushtetarëve nga Prishtina.”

Lista Serbe i ka konsideruar të ligjshme targat e lëshuar nga autoritetet serbe për qarkullim në Kosovë, të cilat sipas Qeverisë Kurti janë të kohës së Millosheviçit dhe i njohin qytetet e Kosovës me emra serb.

“Të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do ta shikojë në heshtje heqjen e së drejtës, heqjen e targave KM, pra lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, gabojnë rëndë. Njoftimi i Albin Kurtit nuk është gjë tjetër veçse dëshirë për të vazhduar me planin e persekutimit të serbëve nga vatrat e tyre shekullore”, thuhet në këtë reagim.

Lista Serbe ka përcjell mesazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte thënë se serbët e Kosovë nuk janë vetëm dhe se nuk do të lejohej dëbimi i tyre, edhe pse Kosova nuk ka shprehur qëllime të tilla ndaj komunitetit serb.

Lexo edhe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës, tri fazat në të cilat do të zbatohet heqja e targave të Millosheviçit

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.