Hapësire reklamuese

Rajoni

Lista Serbe fiton zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, reagon Vuçiç: Treguam se duam unitetin

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës.

Në Mitrovicën e Veriut, në garën për kryetar ka fituar Goran Rakiç nga Lista Serbe. E njëjta parti ka fituar edhe në Zubin Potok, Leposaviq e në Zveçan. Lista Serbe i ka fituar zgjedhjet bindshëm në të gjitha komunat, duke marrë mbi 95 për qind të votave në secilën.

Ndërkohë, Vuçiç e ka përshëndetur dhe falënderuar popullin serb për daljen masive në këto zgjedhje.

 “Njerëzit tonë kanë dëshmuar energji jashtëzakonisht të madhe dhe dëshirën se duan të luftojnë për të ardhmen e tyre dhe një të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre”, është shprehur ai.

"Me këtë fitore nuk do t’i zgjidhim të gjitha problemet tona, por kemi treguar se duam unitet në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe zgjidhjen e përbashkët të tyre.

“Mendoj se pas të gjitha kërcënimeve nga shqiptarët dhe disa serbë, ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të luftës për interesat tona vitale dhe nacionale dhe interesat tona më të rëndësishme shtetërore”, ka deklaruar ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu