Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Lista për PP në fund të shtatorit", Gent Ibrahimi: SPAK mund të krijohet me më pak se 10 kandidatë

Shkruar nga Newsbomb
Gent Ibrahimi

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes për krijimin e SPAK.

Ibrahimi tha se KLP është në hapat e fundit të procesit, teksa theksoi se deri më tani vetëm 5 kandidatë kanë kaluar të gjitha proceset, ndërsa 3 prej tyre janë në fazën e fundit. Gjithashtu kreu i KPL tha se ekziston mundësia që SPAK të ngrihet edhe me më pak se 10 prokurorë.

“Jemi në hapat e fundit të një procesi të gjatë, ne tashmë kemi analizuar dhe miratuar 15 kandidatë, të cilët në çdo çast mund të emërohen. Vetëm 5 prej tyre e kanë kaluar tashmë këtë proces, 3 prej tyre janë në fazën e fundit, ndërsa 7 kandidatë janë në faza të ndryshme të procesit, 2 janë ankimuar, ndërsa të tjerët janë në fazë më të hershme.

Këshilli e ka diskutuar opsionin kur SPAK ngrihet me më pak prokurorë se sa duhet, por mbetet një diskutim, nuk ka ende një vendim. Kur të kemi një numër më të madh kandidatësh se 5, që mund të jetë edhe 8, Këshilli do të mblidhet për ta diskutuar nëse do të ngrihet apo jo”, tha Ibrahimi, ndërsa u pyet nëse do të shkelnin Kushtetutën, pasi kjo e fundit parashikon krijimin e SPAK me jo më pak se 10 Prokurorë.

“Kur këshilli të marrë një vendim që mund të jetë 8, 10 apo 12 kandidatë, atëherë do të shprehet edhe për këtë pikë të kushtetutës”, theksoi kreu i KLP.

Gjithashtu Ibrahimi u pyet edhe për kandatët për kryeprokuror të Përgjithshëm, për të cilin kreu i KLP u shpreh se deri në fund të shtatorit do të shpallet lista zyrtare.

“Ne duhet të marrim një vendim të shpalljes zyrtare të listës, nëse një nga kandidatët nuk është në atë listë do të thotë se njëri prej tyre nuk ka kaluar. Shpresoj se në fund të shtatorit do të miratohet lista dhe unë shpresoj që të jenë në listë të 4 kandidatët, sepse mund të jenë edhe 3 apo edhe dy”, deklaroi Ibrahimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese