Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lista për librat në shkolla, Krasniqi: S’ka asnjë botim për historinë e shqiptarëve, shumica me natyrë marketingu

Shkruar nga Newsbomb
Lista për librat në shkolla, Krasniqi: S’ka asnjë botim

Politologu Afrim Krasniqi i revoltuar është shprehur se në librat që janë rekamonduar për t’u përfshirë në fondin e biblotekave të shkollave, Ministra e Arsimit nuk ka përzgjedhur asnjë libër nga Instituti Albanologjik, Instituti i historisë, gjuhësisë, letërsisë apo nga Instituti Arkeologjik.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Krasniqi shkruan se në një procedurë jo transparente Ministria e Arsimit, e cila ka thënë se është konsultuar me rrjete profesionale të mësuesve dhe shoqatat e botuesve, ka bërë publike listën me 500 libra që rekomandohet për t’u përfshirë në fondin e biblotekave të shkollave.

Sipas politologut lista ka një numër të madh autorësh dhe botimesh me natyrë marketingu, të botuara me qëllim audience, pa asnjë filtër shkencor dhe kryesisht me autorë amatorë.

Gjithashtu Krasniqi vë në dukje edhe mungesën e botimeve të rëndësishme historike dhe shkencore, si historia e shqiptarëve gjatë shekulli XX, apo dhe librat mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Postimi i plotë:

Cfare po ndodh me Ministrine e Arsimit? Ne nje procedure jo transparente (MAS thote se eshte konsultuar me rrjetet profesionale të mësuesve dhe shoqatat e botuesve, grupime ne dyshime te aryeshme per gjendje ne konflikt interesi), MAS ka bere publike listen me 500 librave qe rekomandohen për t'u përfshirë në fondin e bibliotekave të shkollave.

Lista, krahas gjysmes se saj pozitive, ka edhe nje numer te madh autoresh dhe botimesh me natyre marketingu,  te botuara me qellim audience, pa asnje filter shkencor dhe kryesisht me autore amatore, sic permban edhe tituj me sponsorizim politik, nga autore e shtepi botuese. Me e habitshmja, ne 500 librat e preferuar dhe te perzgjedhur te MAS nuk ben pjese ASNJE liber nga institucionet albanologjike, instituti i historise, gjuhesise, letersia, antropologjia apo instituti arkeologjik. Asnje. ASA? Asnje. As botimi me i rendesishem historik dhe shkencor, Historia e shqiptareve gjate shekullit XX, absolutisht asnje. Po ashtu asnje liber mbi demokracine dhe shtetin e se drejtes, zgjedhjet dhe institucionet. Autor nga botimet albanologjike ne Kosove? Jo dhe jo.

Imagjinoni kriteret e dijes dhe shkences qe zbaton MAS sa refuzon apiori te gjitha institucionet shkencore krijuese per “fajin” e vetem se ata nuk botojne tek firmat private botuese & biznesit, nuk kane mbeshtetje politike dhe se nuk bejne lobim ne MAS? Imagjinoni sa larg ka shkuar lobimi personal dhe politik sa brezave te rinj u ofrohen tituj e botime, midis te cileve disa amatore dhe spekullative dhe pa asnje vlere shkencore e formimi, duke i privuar nga botimet e vetme shkencore qe kane kaluar testimin dhe vleresimin shkencor dhe akademik! 

MAS e mbylli albanologjine, por aktet kunder saj nuk mund te shkojne deri tek censurimi dhe refuzimi zyrtar dhe ne bllok i botimeve albanologjike, perfshire tekstin me te rendesishem shkencor mbi historine.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese