Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.3kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
14 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Lista me të dhënat e qytetarëve, flet Arben Pëllumbi: Nuk është e jona sepse ne s’kemi listë me të dhëna private, ky është roli i patronazhistëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, ka folur mbrëmjen e sotme për denoncimet e PD për listën me emrat dhe të dhënat e qytetarëve të Tiranës.

Ai tha se lista që ka qarkulluar në media nuk është e PS-së, pasi Partia Socialiste nuk ka të dhënat private të qytetarëve, por i mbledh të dhënat me anë të censuseve të organizuara nga kjo forcë politike.

“Në përgjithësi përpara çdo fushate elektorale, të gjitha strukturat me listën e zgjedhësve që publikohet paraprakisht, dalin në terren dhe punojnë duke identifikuar derë me derë votuesit, duke trokitur derë më derë me pyetje që lënë të kuptojnë përkatësinë politike. Ata që dalin janë të rinj të strukturave që duke trokitur derë në derë sjellin një lloj censusi. Nuk e di çfarë është kjo pamje, por gjithsesi nuk bëhet fjaëlë për ID, por për përcaktime të preferencave të votuesve”, tha Pëllumbi.

Ai shpjegoi se si funksionojnë censuset dhe rolin e patronazhistëve. “Patonazhist është person i strukturave tona që merr përsipër duke trokitur derë më derë për të marr informacione. Ai është patronazhist i votave socialiste. Bëhet një census dhe identifikohen të gjithë qytetarët që na përgjigjen.

Në përgjithësi janë të dhëna të grumbulluara që nga viti 2005 në PS. Nuk janë të dhëna të sigurta”, u shpreh ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img