Hapësire reklamuese

Politikë

Lista e PS/ Taulant Balla nga Elbasani: Luljeta Bozo dhe Najada Çomo vlerë e shtuar nuk krahasohen me Nard Ndokën e Sali Berishën

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla nga Elbasani ka folur edhe një herë për listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se emrat si Najada Como dhe Luljeta Bozo nuk mund të krahasohen me ato të PD-së, duke përmendur Fatmir Mediun, Nard Ndokën dhe Sali Berishën.

“Najada Como, Luljeta Bozo janë pjesë e betejave janë disa beteja që do ti cojmë në fund. Qoftë betejën për të shpëtuar nga kjo pandemi. Dhe Najada është model që prej ditës së parë i ka vënë gjoksin punës për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

Luljeta është modeli i nje njeriu kur çdo zemër e shqiptarëve ishte e thyer, ajo u jepte shpresë. Dhe pse në një moshë të tretë ajo ka tepër energji. Këto janë një vlerë e shtuar a besoni se qytetarët i krahasojnë me ata të PD-së, Nard Ndokën e Sali Berishën,” tha Balla.

Ai ndër të tjerat e ka quajtuar tallje që Lulzim Basha ka futur më shumë kandidatë për deputetë që lejohen në ligj.

“KQZ e thotë qart në Elbasan janë 14 vende të zgjedhura dhe kodi thotë duhet jo më shumë se dy vend. Këta paska të gjithë problem me matematikën jo vetëm Basha. E ka thënë Topalli, Basha gënjen edhe kur e pyt “sa është ora”. Tani do i marrë këta kandidatë në telefon e do i thotë që nuk lejoheni të kandidoni se jeni më shumë” tha Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu