Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lista e PS drejt mbylljes, lëvizje dhe supriza në qarkun e Lezhës dhe të Fierit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

07e9ad4298d725500ad031c6b7f94992

Pak orë na ndajnë nga shpallja zyrtare e listës së Partisë Socialiste dhe disa lëvizje të mundshme mësohen për qarkun e Lezhës.

Gjetan Gjetani dhe Ardiana Jaku, janë emrat të cilët nuk do të mund të rikandidojnë nga lista aktuale e deputetëve. Ndërsa është rikonfirmuar drejtuesja e PS për këtë qark, Lindita Nikolla.

Si lëvizje të reja deri më tani janë Eduard Ndreca, kryetari i Qarkut Lezhë, dhe kryetar i PS-së Lezhë. Ndërsa, Shpresa Marnoj, drejtoresha e ISHP Laç, është një tjetër emër, që mund të jetë pjesë e listës të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu surpriza priten edhe në listën e PS-së në Fier, ku do të përfshihen ish-kryebashkiaku, Baftjar Zeqo dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Pritet që kësaj liste t’i bashkohen edhe deputetet Antoneta Dhima dhe Tatjana Piro, si dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, zëvendëskryeministri Erjon Braçe dhe deputeti Bashkim Fino, aty ku ka qenë edhe më parë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img