Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

LISTA e PLOTË/ Nga Edi Rama dhe disa ministra, te Ardi Veliu e Gledis Nano, Komisioni Hetimor për “25 Prillin” do të marrë në pyetje 24 persona

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e “25 Prillit”ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë, e cila drejtohej nga kryetari Enkelejd Alibeaj.

Ky Komision ka për qëllim të hetojë krimet zgjedhore që kanë ndodhur në zgjedhjet e fundit parlamentare, ndëkrohë që për tëb dëshmuar do të thirren 24 funksionarë publikë.

Lista e personave që do të dëshmojnë fillon me kryeministrin Edi Rama, ndërkohgë që pjesë e saj do të jenë edhe ministrat Ahmetaj, Çuçi, Balluku dhe Manastirliu, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako.

Gjithashtu për të dëshmuar do të thirren edhe kreu i SPAK Arben Kraja, ish-drejtori i Policisë Ardi Veliu dhe drejtori i ri Gledis Nano.

“Hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve. Hetimi do të hetojë kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, cila janë subjektet që janë detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë autorët për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor sa i takon shpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

Cilat janë subjektet që i kanë shkelur detyrimet ligjore dhe cilat janë arsyet që i kanë shtyrë për kryerjen e këtyre shkeljeve, Cili është kuadri ligjor që rregullon dhënien e lejeve të legalizimit gjatë procesit zgjedhor. Cilët janë subjektet e ngarkuar nga ligji për dhënien e lejeve. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë subjektet e mësipërme për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor që rregullon punësimet në administratën publike.

Detyrat e komisionit janë kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve për mbledhjen e informacionit. Kontrolli i veprimeve të organeve publikeve sa i takon dhënies së shpërblimeve, kompensimeve, dhënien e ndihmës ekonomike.

Do të hetohet numri i procedimeve penale për krimet zgjedhore dhe fazën e hetimit të tyre. Komisioni hetimor do të përdorë të gjitha metodat e hetimit, përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse. Në përputhje me nevojat gjatë hetimit do caktohet ekspertë”, tha Alibeaj.

Lista e personave që do të thirren për të dëshmuar

  1. Edi Rama- Kryeministër
  2. Arben Ahmetaj – Zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin
  3. Bledi Çuçi- Ministër i Brendshëm
  4. Belinda Balluku – Ministre Infrastrukture
  5. Ogerta Manastirliu- Ministrja e Shëndetësisë
  6. Emirjana Sako- Kryetarë e Bashkisë së Durrësit
  7. Erion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së Tiranës
  8. Arben Kraja- Kreu i SPAK
  9. Olsian Çela- Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme
  10. Ardi Veliu- Ish-drejtor i Policisë së Shtetit
  11. Gledis Nano- Drejtor i Policisë së Shtetit
  12. Artan Lame – Kreu i Kadastrës
  13. Lindita Karçanaj – Kreu i AKSHI-t
  14. Shkëlqim Hajdari- Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit
  15. Rejda Kashta – Drejtoreshë e Agjencisë së Prokurorimeve Publike
  16. Sokol Zaimi – Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit
  17. Bledar Doracaj- Drejtor i Gjendjes Civile
  18. Albana Koçiu – Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike
  19. Adrian Çela – Administrator i OSHEE
  20. Laert Duraj – Ish-drejtor i Postës Shqiptare
  21. Besnik  Dervishi – Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
  22. Erinda Ballanca – Avokati i Popullit
  23. Armand Shkullaku – Gazetar
  24. Andi Bushati – Gazetar

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img