Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

LISTA E PLOTË/ Këto janë 14 partitë e koalicionit opozitar PD-ALEANCA PËR NDRYSHIM, Basha “bën paqe” me Bamir Topin dhe Artur Roshin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

07369e52b261d9a4f67e747c54f2724f

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që sot është afati i fundit për të regjistruar koalicionin në KQZ.

Ndërkohë janë zbuluar edhe 14 partitë që do të jenë pjesë e koalicionit opozitar PD-Aleanca për Ndryshim, të cilët do të kandidojnë në një listë të përbashkët.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka arritur ditën e sotme marrëveshjen me Fatmir Mediun e Prdhe Shpëtim Idrizin e PDIU, ndërs aka arritur të “bëjë paqe” edhe me Artur Roshin e BKD dhe Bamir Topin e FRD.

Ndërkohë LSI do të dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.

Kjo është lista e plotë e partive të koalicionit opozitar:

PARTIA DEMOKRATIKE – Lulzim BASHA

PARTIA REPUBLIKANE – Fatmir MEDIU

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Shpëtim IDRIZI

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Dashamir SHEHI

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Vangjel DULE

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Agron DUKA

PARTIA DEMOKRISTIANE – Nard Ndoka

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Bamir TOPI

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Arian STAROVA

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Artur ROSHI

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Ylber VALTERI

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa LICI

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Shpëtim Axhami

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Dhimitër Muslia

Më shumë

spot_img
spot_img