Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

LISTA e PLOTË/ Aeroportin e bllokuan se ishin të stresuar nga ulja e pagës, zbulohen rrogat me shumë “zero” që marrin kontrollorët e AlbControl

spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata e paprecedentë me kontrollorët e kompanisë AlbControl, të cilët për më shumë se 24 orë bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit pasi ishin të stresuar për uljen e pagës, ngjalli reagime të shumta në opinionin publik.

Për shkak të pandemisë, AlbControl vendosi që pagat e kontrollorëve të uleshin, pasi edhe numri i fluturimeve ishte shumë më i vogël, pasi kufijtë ishin të mbyllur.

Kontrollorët u ankuan për uljen e pagave, por nëse i hedhin një sy listës që tregon se sa paguhen, do të vëmë re se paga e tyre para pandemisë ka qenë nga 3.5 milion deri në 4.2 milionë lekë të vjetra.

Duke filluar nga janari, paga e këtyre kontrollorëve varionte nga 1.9 milion deri në 2.1 milionë lekë të vjetra. Kontrollorët u ankuan se janë të stresuar për uljen e rrogës, por edhe pas pandemisë, paga e tyre vazhdon të jetë shumë e lartë, edhe pse e justifikuar për shkak të përgjegjësisë së madhe që këta persona kanë gjatë punës.

171830268 785644858720405 8981482670584289953 n

170907219 466287474618923 2690359763249174570 n
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img