Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lista e PD, Fahri Balliu: Basha të largohet nëse humbet

Shkruar nga Newsbomb

Fahri Balliu u ndal tek figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike që janë lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në Top Story ai tha se këto figura me rolin dhe pozicionet që kanë mbajtur në qeverisjen e demokratëve kanë patur përgjegjësi në humbjen e 2013.

“Fakti që njerëzit që nuk janë në lista, nuk janë se nuk kanë vlerë dhe kontribute brenda Partisë Demokratike, por në fund të fundit kishin një përgjegjësi në rënien e 2013, ku lanë vetëm kryetarin që të jepte dorëheqjen dhe vetë nuk bënë asnjë autokritikë”, tha ai.

Sipas Balliu, me emrat e përzgjedhur, Basha tregoi se është një njohës i mirë i politikës, ndërsa rezultati i 25 qershorit duhet të përcaktojë fatin e tij.

“Basha tregoi me një stil të veçantë që e njeh politikën dhe këtë e bëri me listën. Ai do të gjykohet për këtë listën, nëse fiton qëndron dhe nëse humbet duhet të largohet”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese