Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

LISTA e PARTISË SOCIALISTE/ Zbulohet skema që do të përdorë kryeministri, Rama vendos drejtuesit e qarqeve në “vijën e zjarrit”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

05d3b05a900e3b45695c4005540b5c73

Dita e nesërme është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në KQZ listat me kandidatët për deputetë në 12 qarqet e vendit.

Partia Demokratike dhe 12 parti të tjera aleate do të dalin me një listë të përbashkët, ndërsa Partia Socialiste dhe LSI do të dalin me listat e tyre pa asnjë koalicion.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i vendosë në provë drejtuesit politikë në qarqe, pasi nuk do t’i vendosë ata në vende të sigurta në lista, raporton newsbomb.

Qëllimi i PS është të përsërisin fitoren e vitit 2017 me 74 mandate, ndaj edhe Rama ka vendosur që këta drejtues qarqesh të motivohen edhe më shumë, në rast se duan që të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Renditja e drejtuesve të qarqeve do të bëhet në bazë të mandateve që PS ka marrë në zgjedhjet e vitit 2017. Po marrim një shembull: PS ka marrë 10 mandate në qarkun e Fierit në zgjedhjet e vitit 2017, ndaj Gramoz Ruçi, që është edhe drejtues politik në këtë qark do të renditet i dhjeti në listë, raporton neësbomb.

Kjo do të jetë renditja e drejtuesve politikë të PS në lista:

Qarku Tiranë:
Numri i mandateve në 2017: 18
Renditja e drejtuesve politikë:
17 – Elisa Spiropali
18- Ervin Bushati

Qarku Fier:
Numri i mandateve në 2017: 10
Renditja e drejtues politik:
10 – Gramoz Ruçi

Qarku Shkodër:
Numri i mandateve në 2017: 4
Renditja e drejtuesit politk:
4- Ilir Beqaj

Qarku Kukës:
Numri i mandateve në 2017: 1
Drejtues politik në Kukës është Safet Gjici, por ai nuk do të kandidojë për deputet.

Qarku Lezhë:
Numri i mandateve në 2017: 3
Renditja e drejtuesit politik:
3- Lindita Nikolla

Qarku Dibër:
Numri i mandateve në 2017: 2
Renditja e drejtuesit politik:
2- Olta Xhaçka

Qarku Durrës:
Numri i mandateve në 2017: 8
Renditja e dreejtuesit politik:
8- Ardian Çela

Qarku Berat:
Numri i mandateve në 2017: 4
Renditja e drejtuesit politik:
4- Blendi Klosi

Qarku Korçë:
Numri i mandateve në 2017: 6
Renditja e drejtuesit politik:
6- Niko Peleshi

Qarku Vlorë:
Numri i mandateve në 2017: 8
Renditja e drejtuesit politik:
8- Damian Gjiknuri

Qarku Gjirokastër:
Numri i mandateve në 2017: 3
Renditja e drejtuesit politik:
3- Bledi Çuçi

Qarku Elbasan:
Numri i mandateve në 2017: 7
Renditja e drejtuesit politik:
7- Taulant Balla

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img