Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lista e INVESTIMEVE STRATEGJIKE: Qindra milionë euro për resorte në bregdetin e jugut

Shkruar nga Newsbomb

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka publikuar listën me projektet e reja që do të marrin jetë në territorin e Republikës së Shqipërisë, nën ombrellën e Investitorit Strategjik. Bëhet fjalë për disa subjekte të cilave u janë miratuar projektet respektive.

Newsbomb.al sjell ekskluzivisht listën e investitorëve strategjikë dhe projektet qindra miliona euro që ata do të zhvillojnë në vendin tonë, kryesisht në bregdetin e jugut.

Subjekti i parë është italiania "Marseglia Green Energy", e cila do të investojë në vendin tonë 244.000.000 (dyqind e dyzet e katër milion) Euro për projektin e investimit “Parku me erë”, në bashkëpunim me subjektin "Marseglia Group".

Ai parashikon ndërtimin e dy parqeve me erë, të quajtura BPGE1 dhe BPGE2, në kreshtat e dy maleve në Bashkinë e Lezhës, të cilat do të jenë të afta të gjenerojnë 234 MW dhe do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 100 HA, në vargmalet e Rencit dhe Kakariqit, të vendosura paralel me vijën bregdetare në Shëngjin dhe Balldren, Lezhë.

Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” jepet për një periudhë 2 vjeçare dhe përgjatë fazës së realizimit të investimit dhe operimit, numri i personave të punësuar parashikohet të jetë 350 persona. Leja e përdorimit të pasurisë shtetërore nuk duhet t'i kalojë 20 vite.

[caption id="attachment_751550" align="alignnone" width="819"]Vendimi per Investitorin Strategjik Marseglia Green Vendimi per Investitorin Strategjik Marseglia Green[/caption]

Subjekti i dytë është shqiptarja "SOLEIL & SEA", e cila do të investojë rreth 72,000,000 (shtatëdhjetë e dy milion) Euro për projektin e investimit “Jala Entertainment Park”. Sipas Agjencisë shtetërore, e investimi ekzistues në zonën ku do të ndërtohet resorti vlerësohet në rreth 7,000,000 (shtatë milion) Euro.

Përgjatë fazës së realizimit të investimit dhe operimit, numri i të punësuarve parashikohet të jetë 620 (gjashtëqind e njëzet) persona.

Për shkak të problematikave të shumta në këtë zonë, për arsye të mungesës së regjistrimit fillestar, nuk është bërë i mundur realizimi i projektit të investimit brenda afatit dy vjeçar të kohëzgjatjes së statusit “Investitor/Investim strategjik procedurë e veçantë”. Pasi janë përmbushur kushtet, Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar një e shtyrje të afatit të vlefshmërisë së statusit për një periudhë 4 (katër) vjeçare.

Projekti strategjik parashikon realizimin e një kompleksi turistik i cili do të zhvillohet në Zonën Kadastrale 3844, në Jalë, Vuno, Himarë. Realizimi i kompleksit turistik ndahet në disa faza ku përfshihen: Belvedere dhe dhoma pushimi; Hotele VIP dhe struktura mbështetëse; Jala Neë Hill dhe struktura mbështetëse.

[caption id="attachment_751551" align="alignnone" width="835"]Investitori strategjik Soleil & Sea Vendimi per Investitorin strategjik Soleil & Sea[/caption]

Subjekti i tretë është po ashtu kompania shqiptare "DAJTI EKSPRES", e cila do të investojë 12,000,000 (dymbëdhjetë milion) Euro, për projektin e investimit ri-jetëzimin e ish Kampit të Pionerëve në një hotel malor me 5 yje, që do të ofrojë shërbime mikse në fushën e turizmit.

Ai do të ketë kapacitet total prej 77 (shtatëdhjetë e shtatë) dhomash, restorante, bare, SPA etj. Investitori propozon edhe vendosjen e 12 viletave me struktura druri, ndërtimin e një stalle kuajsh, zhvillimin e një zone të gjelbër dhe funksioneve rekreative, si dhe një kamp për fëmijë.

Projekti zë një sipërfaqe totale rreth 80,000 m², në fshatin Linzë, Bashkia Tiranë, në Zonën Kadastrale 2460, e llojit “truall” në pronësi të subjektit “Dajti Express” sha. Nga ky investim do të punësohen 84 (tetëdhjetë e katër) persona.

[caption id="attachment_751552" align="alignnone" width="853"]Vendimi per Investitorin Strategjik Dajti Express Vendimi per Investitorin Strategjik Dajti Express[/caption]

Subjekti i katërt është kompania shqiptare "WHITE ROADS HOTEL", e cila do të investojë 21,300,000 (njëzet e një milion e treqind mijë) Euro, për projektin e investimit “WHITE ROADS HOTEL”.

Projekti i investimit strategjik ka përfituar statusin “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” me Vendim të KIS Nr. 1/6 datë 05.04.2022 dhe përfshinte një sipërfaqe totale prej 12,157.2 m2 (shtet dhe privat), por dy muaj më parë janë bërë ndryshime në kontratë për shkak të sipërfaqes dhe janë vendosur kushte për zhvillimin e investimit.

Subjekti “White Roads Hotel” ka nënshkruar kontratë me brand-in ndërkombëtar HYATT INTERNATIONAL LLC dhe synon të realizojë një resort turistik të konceptuar si një strukturë multidimensionale në tipologjitë e akomodimit dhe faciliteteve. Ai parashikon ndërtimin e një hoteli me 190 dhoma, njësi për biznes & evente, sera me lule, ambiente sportive, hapësira për fëmijë, SPA, beach bar, kazino dhe njësi të tjera shërbimi.

Për të përmirësuar hapësirat dhe funksionalitetin e këtij projekti, në përputhje me standartet më të mira të brand-it, subjekti ka kërkuar dhe dy muaj më pas KIS i ka dhënë me qira një sipërfaqe shtesë shtet në ZK. 1739 prej 21,979.4 (njëzet e një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë pikë katër) m2, me koordinata të përcaktuara, përfshirë pronën private dhe zonën e brigjeve si dhe regjim special në fushën e turizmit.

[caption id="attachment_751553" align="alignnone" width="800"]Vendimi per investitorin strategjik "WHITE ROADS HOTEL" Vendimi per investitorin strategjik "WHITE ROADS HOTEL"[/caption]

© Ky artikull është ekskluziv i portalit Newsbomb.al dhe ndalohet ribotimi i tij pa cituar burimin!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese