Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Lista e fallxhores’, Balla bën deklaratën e FORTË nga Elbasani: Kandidatët e LSI-së po hetohen nga SPAK

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0fc2cdc9a10490fac426f2af1e2497d0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar listën e LSI-së që sipas tij ka persona me të shkuar kriminale.

Duke iu referuar si lista e fallxhores, Balla tha se këta persona kanë ardhur si produkt i koalicionit që PS u detyrua të bëjë me LSI-në, për të larguar Sali Berishën.

Më tej ai shprehet se abuzimet që janë bërë nga kandidatët e LSI, po hetohen nga SPAK.

“Dua të them diçka për listën e fallxhores në Elbasan. Një listë që brenda së cilës janë fshehur persona që kanë abuzuar me financat publike teksa kanë pasur mundësinë që të jenë kryetarë bashkish, si të zgjedhur jo për shkak të votave të tyre, por për shkak të një koalicioni, të cilët ne kemi qenë të detyruar që ta bënim për të larguar Sali Berishën dhe që në katër vite qoftë në Përrenjas, qoftë në Cërrik janë bërë abuzime të paimagjinueshme që sot janë subjekt i hetimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Ka edhe persona të tjerë që kanë 1-3 vepra penale. Që të vish në vitin 2021 dhe të paraqesësh një listë që s’ka asnjë lloj lidhje me Elbasanin nuk e di. Kur po bisedoja me Ramën unë isha i bisedimit që të isha i 9-ti jo i 8-ti në listë sepse jam i bindur se ne do ta fitojmë”,- tha Balla.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img