Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lisandër Hoxha: Kuvendi Kombëtar mund edhe të çregjistrojë PD-në, por do të mblidhet brenda këtij viti për të shkarkuar Lulzim Bashën

Shkruar nga Newsbomb
Lisandër Hoxha: Kuvendi Kombëtar mund edhe të

Ish- nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet brenda këtij viti për të shkarkuar Lulzim Bashën.

Sipas tij, kryedemokrati nuk mund ta ndalë mbledhjen e Kuvendit, pasi Kuvendi është organi më i lartë se Basha, madje mund edhe të çregjistrojë partinë, por këtë herë do të mblidhen vetëm për shkarkimin e Bashës.

“Kuvendi mund të ç’rregjistrojë PD-në, mund t’i ndërrojë emrin PD-së, të bashkojë PD-në me një parti tjetër, të shkarkojë kryetarin. Janë zgjedhur me parimin një vte. Janë vendimammarrja e partisë. Kanë shprehur në masën mbi 65% për tu mbledhur. Në kushte anormale ky kuvend mblidhet me anë të mbledhjes së firmave. Edhe sikur të heqë dorë Berisha nga mbledhja, përsëri kuvendi mblidhet. 65% e bazës së partisë është kundër Bashës. Po mirë mo, do shkojë organi më i madh të pyesë organin më të vogël? Firmat janë gati, po mblidhen akoma më shumë firma. Kuvendi Kombëtar do të mblidhet brenda këtij viti. Do shkarkojë Lulzim Bashën. Më pas në zbatim të rregullave do zgjedhim kryetarin e ri. Nga dorëzimi i firmave duhet pritur 30 ditë për të thirrur Kuvendin. Ne i kemi firmat. Gjykoj se pas Foltores së Lezhës do dorëzohen firmat“, deklaroi Hoxha në Fax Neës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll