Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
39 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Lironte nga burgu “TË FORTËT” e Shqipërisë duke marrë rryshfet, gjykata lë në BURG gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pranga edhe 9 të tjerëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4b72faed561f833bc732f7b917e5801a

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha.

Vendimi është dhënë pak minuta më parë, ndërkohë që ajo akuzohet se merrte rryshfet për të liruar personat e dënuar për vepra të rënda penale.

Kujtojmë gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arresta dy ditë më parë së bashku me 10 të tjerë me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, ku kësaj here do t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit i dënuar për vrasje.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Pasi liroi nga burgu Endrit Doklen, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin nga detyra të gjykatëses.

Gjithashtu gjykata ka lënë në burg edhe 9 të arrestuarit e tjerë, mes tyre avokatin Aldo Tabaku dhe sekretareb Manuela Mallakuçi.

Të arrestuarit

Avokati Aldo Tabaku

Sekretarja Manuela Mallakuçi

Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi

I dënuar Sajmir Petani

Vëllai i të dënuarit Bledar Petani

Altin Skëndaj

Gazmir Nezaj

Gentjan Nezaj

Isuf Tanuzi

Lexo edhe: E BUJSHME/ SPAK arreston gjyqtaren e shumëpërfolur në Krujë Enkelejda Hoxhën, liroi nga burgu të dënuarit përjetë

Lexo edhe: 6 mijë – 12 mijë euro/ Kaq ishte shuma që jepej për gjyqtaren që të jepte vendime në favor të të dënuarve (NJOFTIMI I SPAK- 13 të ndaluarit)

Më shumë

spot_img
spot_img