Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Liroi të dënuarit përjetë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Ajo ka kërkuar që të lirohet pasi kishte për t’u kujdesur për fëmiëjt e saj, mirëpo kjo kërkesë nuk ka mjaftuar që trupi gjykues të merrte vendimin për lirimin e saj.

Përveç masës së arrestit, Hoxha është shkakruar edhe nga KLGJ për shkak se dyshohet se ka liruar disa personazhe të njohur të botës së krimit, të cilët kanë qenë të dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan neësbomb.al.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, teksa bëheshin gati t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit, i dënuar për vrasje.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Së fundmi, Gjykata ka kërkuar që Genc Tafili të rikthehet në burg.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img