Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Liroi të dënuarit përjetë, SPAK zgjat me 1 muaj hetimet për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë, 6 muaj për mjekun Prifti

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka zgjatur me një muaj hetimet për Enkelejda Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e saj.

Po i njëjti vendim është marrë edhe për sekretaren e gjykatës Emanuela Nallkuçi, Gazmit e Gentian Nezën, Saimir Tanuzin, Bledar e Saimir Petanin si dhe Trëndafilen Frangun dhe Migena Skënderin.

Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim ENkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, SPAK ka vendosur të zgjasë me 6 muaj hetimet për mjekun e arrestuar të QSUT, Edvin Prifti, si pjesë e arrestimeve në Gjykatën e Krujës, nën akuzën e korrupsionit.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore dhe bëheshin gati t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit, i dënuar për vrasje.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img