Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Liroi nga burgu kriminelët famëkeq, mes tyre ish-kreu i bandës së Durrësit, ILD nis hetimet ndaj gjyqtares së Krujës

spot_img

Lajme të ngjashëm

68084449e798050c16ead2764cfdab9c

Inspektorati i Lartë i  Drejtësisë ka nisur hetimet për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila ka liruar nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit Endrit Doklen dhe disa të dënuar të tjerë.

ILD-ja i ka kërkuar gjyqtares që të paraqesë pretendimet e saj në lidhje me ankesën që është bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë.

Më tej ILD shprehet se sa i përket caktimit të një mase ndaj saj nuk ka një vendim, pasi i përket prokurorisë ta vendosë.

Sipas verdiktit të gjyqtares Enkeleda Hoxha, gjatë qëndrimit në qeli që prej vitit 2005, Endrit Dokle është penduar dhe ka reflektuar thellë. Pranimi i lirimit me kusht të Dokles është bazuar në raportin vlerësues të Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë, për sjelljen e tij në qeli, si edhe në raportin e Zyrës së Shërbimit të Provës Krujë.

Enkelejda Hoxha liroi nga burgu disa emra të njohur për drejtësinë, një prej tyre vëllai i Admir Tafilit, Genc Tafili i njohur dhe si “i forti i Shkodrës”. Ajo ka liruar nga burgu edhe djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja i dënuar për dhunimin e Xhisiela Malokut. 

LEXO  EDHE: Kush është Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e Krujës që po liron nga burgu kriminelët famëkeq të vendit: Nxori parakohe nga qelia ‘Ufon’, Genc Tafilin, djalin e deputetit socialist e Endrit Doklen (E PLOTË)

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img