Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Liroi Chelsea Manning, Snowden falenderon publikisht Obamën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5f5969c8fc5e01b0c9b6014b882fe5fa

Edward Snowden, personi përgjegjës që i dorëzoi mediave ndërkombëtare materialet sekrete të NSA, ka falenderuar publikisht presidentin e SHBA-së, Barack Obama pas vendimit të këtij të fundit për të falur Chelsea Manning.

Manning ishte ai që i dorëzoi Wikileaks dokumentat sekrete ushtarake dhe diplomatike, e për këtë arsye u dënua në 2013-ën me 35 vite burg.

“Edhe pesë muaj të tjerë dhe do të jesh i lirë. Faleminderit për çdo gjë që ke bërë, Chelsea. Qëndro i fortë edhe për pak kohë. Le ta themi me sinqeritet dhe zemër të bardhë: Faleminderit, Obama”, shkruan Snowden.

Edward Snowden vazhdon të jetë në kërkim nga Uashingtoni për publikimin e materialeve sekrete, ndërkohë ai vazhdon të qëndrojë në Rusi, pasi presidenti Vladimir Putin pranoi t’i jepte azil.

Lexo edhe: Vendimi i papritur i Obamës, i fal dënimin personit që i dha dokumentat Wikileaks

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img