Hapësire reklamuese

Rajoni

Lirohet Ramush Haradinaj, por Franca i vendos një kusht

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është liruar nga qelia. Vendimi është marrë sot nga trupi gjykues francez, i cili ka vendosur që Haradinaj ta ndjekë procesin me masën e lirimit me kusht.

Ish-kryeministrit të Kosovës i është kërkuar që të mos largohet nga Franca derisa të mbyllet procesi i gjykimit dhe të merret një vendim për kërkesën e Serbisë dhe nëse do pranohet apo jo ekstradimi.

Avokati i Haradinajt kishte deklaruar më herët se priste lirimin me kusht të klientit të tij. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.