Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lirohet nga qelia djali i tezes së Laert Haxhiut

Shkruar nga Newsbomb
Lirohet nga qelia djali i tezes së Laert Haxhiut

GJKKO ka liruar nga qelia Enio Meçajn, i cili është djali i tezes së shumëkërkuarit të drejtësisë Laert Haxhiut.

Ky i fundit po vuan dënimin në Greqi, teksa shteti shqiptar po bën përpjekje për ta ekstraduar drejt vendit tonë.

Kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje" është bërë nga prokurori i çështjes, Behar Dibra.

Enio Meçaj dyshohet se ka ndihmuar bashkëpunëtorin e drejtësisë Artan Tafanin për fshehjen e disa provave në një garazh në Tiranë, në kohën kur ky i fundit vodhi në një exchange në  Tiranë.

Mbi Meçajn ka rënduar akuza “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, dhe sipas prokurorit Dibra vepra për të cilën është nën hetim nuk paraqet rrezikshmëri.

Kushëriri i tij, Laert Haxhiu u arrestua muaj më parë në Janinë dhe ndodhet në qeli, ndërsa shteti shqiptar ka nisur betejën e ekstradimit.

32 vjeçari është dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Kutia e Pandorës u hap me rrëfimin e xhelatit të penduar Artan Tafani, i cili dëshmoi se Laert Haxhiu ka organizuar katër vdekjeje në Shqipëri gjatë viteve 2021-2023.

  1. Më 1 qershor 2021 u ekzekutua në Tepeleni biznesmeni Çajup Selimi. 45-vjeçari, i cili zotëronte një dyqan me shumicë me prodhime gruri.
  2. Më 13 maj 2021 vritet në Korçë Fridman Xhaferraj. 25-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit.
  3. Alban Semaku, 38 vjeç, u gjet i vrarë më 17 tetor 2021. Ai njihej si ‘Elton Kinezi’ dhe ishte anëtar i bandës famëkeqe të Lusnias. Ai u vra pesë muaj pas lirimit.
  4. Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 dhjetor 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Ka dyshime se krimi është kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese