Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lirohet nga qelia Adiola Lakra, 26-vjeçarja që nxori në pritë Hekuran Billën tek Komuna e Parisit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu 26-vjeçaren, Adiola Lakra, e cila u arrestua pas vrasjes së Hekuran Billës tek Komuna e Paristit, në Tiranë.

Adiola u arresta  pas ekzekutimit të Billës pasi akuzohej si bashkëpuntore në krim.

Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur që të zëvendësojë masën për Adiola Lakrën nga “arrset shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Por cili ishte roli i Adjola Lakrës?

Ajo prej dy vitesh ishte e dashura e Hekuran Billës, por sipas burimeve, është detyruar nga Viktor Marku dhe Sebastiano Mali që të nxjerrë në pritë të dashurin e saj. Viktor Marku dhe Sebastiano Mali e kanë ndjekur prej shumë kohësh Billën, ndërsa kanë mësuar se ai shoqërohej me Adiola Lakrën, të cilën kanë filluar ta ndjekin më vonë.

Sipas burimeve, ata kanë rënë edhe në kontakt të drejtpërdrejtë me 26 vjeçaren. Policia ka zbuluar nga tabulatet telefonike se 26 vjeçarja ishte edhe telefonata e fundit e viktimës, i cili kishte shkuar për ta takuar, aty ku Adjola Lakra i kishte lënë vendin e takimit.

Por Hekuran Billa nuk e takoi dot kurrë të dashurën, pasi në afërsi të qendrës “Kristal” u ndesh me Viktor Markun, i cili me një automatik me silenciator zbrazi karikatorin mbi të, duke e lënë të vdekur në vend.

Nga tabulatet telefonike policia ka zuluar edhe bisedat e tjera, që nxjerrin 26 vjeçaren si bashkëpunëtore në vrasjen e 40 vjeçarit Billa, duke çuar edhe në arrestimin e saj nga policia.

Ndërkohë është zbardhur dhe dëshmia e saj. Në dëshminë e saj ajo ka thënë se takohej me Billën prej një viti, kurse pritën e ka bërë për para. “Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, ka thënë ajo në dëshminë e saj.

Adjola prej 1 viti ishte e dashura e Hekuran Billës, por siç deklaron ajo, ka bërë ujdi me Viktor Markun dhe Sebastiano Malin që të nxjerrë në pritë të dashurin e saj.

Po ashtu, hetuesit thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Marku, autor kryesor i ngjarjes.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img