Është liruar nga detyra, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi këtë të enjte lirimin nga detyra që mbante Ilir Bejtja. Ndërkohë, nuk dihet ende se kush do të zërë postin e tij.
"V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU", thuhet në njoftimin zyrtar.
Kush është Ilir Bejtja:
Ilir Bejtja u lind më datë 17 Janar 1966, në qytetin e Elbasanit.
Bejtja është me profesion ekonomist, i diplomuar me titullin Ekonomist Industrie në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik në vitin 1988. Ka mbaruar studimet master, titulli Masterof Arts, në Co De Joint European Masteron Comparative Local Developments në Universitetin e Trentos, Itali. Ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës në vitin 2013.
Përgjatë karrierës së tij, Bejtja ka marrë pjesë dhe është kualifikuar në një sërë trajnimesh në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në BE dhe në vend.
Në periudhën shtator 2009 – maj 2013 ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan. Bejtja ka qenë pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit nga viti 1998 e në vazhdim, me kohë të plotë e të pjesshme në lëndët e Marketingut.
Deri në vitin 2009 ai ka ushtruar funksione të ndryshme si Specialist Marketingu, Menaxhim dhe dizenjim Projekti pranë “The Right Choice – Consultancyon Laëand Economy” (2008 – 2009), Drejtor Ekzekutiv pranë “Marketand Economical Research Institute” (2006 – 2007), Koordinator i Projektesh në Co-Plan Tirana, Institute for Habitat Development, Urban Research Institute (2004-2006), Koordinator Rajonal dhe Konsulent për Qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Vlorës në “Institute onSurveysandObservations” (2003-2005), Doganier dhe Përgjegjës i Seksionit të Doganim-Zhdoganimeve në Elbasan (1991-1998).