Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Fier, ja nga kush zëvendësohet Lefter Shehaj

Shkruar nga Newsbomb
Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Fier, ja nga kush zëvendësohet

Lefter Shehaj është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij si Prefekt i Qarkut të Fierit është emëruar Rajmonda Bilalaj.

Ndërkohë Rajmonda Bilalaj ka mbajtur postin e kryetares së bashkisë së Patosit që nga viti 2011 deri maj 2023, kur postin e mori socialisti tjetër Fation Duro.

Shehaj ishte emëruar në këtë post në 3 dhjetor 2021.

V E N D I M

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese