Hapësire reklamuese

Bota

Lirohet nga burgu sipërmarrësi shqiptar në SHBA, Martin Shkreli

Shkruar nga Newsbomb
Lirohet nga burgu sipërmarrësi shqiptar në SHBA, Martin Shkreli

Sipërmarrësi shqiptar Martin Shkreli, i cili është dënua me burg për mashtrim, është liruar ditën e sotme nga burg federal i sigurisë së ulët në Allenwood, Pensilvani dhe është transferuar në “arrest shtëpie”.

Shkreli po vuante dënimin në një burg federal në Allenwood dhe pritej të lirohej në shtator. Por për shkak të përfitimit të uljes së dënimit Shkreli do të mbahet në “arrest shtëpie”, godina që të dënuarit ruhet nga policët.

Ai mbetet në arrest shtëpiak deri më 14 shtator, sipas një zëdhënësi të Byrosë së Burgjeve.

Shkreli ishte shef ekzekutiv i kompanisë Turing Pharmaceuticals – që më pas u quajt Vyera – kur ajo rriti çmimin e ilaçit Daraprim, i cili trajton një infeksion të rrallë parazitar që prek gratë shtatzëna, pacientët me kancer dhe pacientët me SIDA. Ai dhe kompania e rritën çmimin 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë.

Shkreli i mbrojti veprimet e tij duke thënë se ishte në përputhje me rregullat e kapitalizmit dhe tha se sigurimet dhe programet e tjera bëjnë të mundur që njerëzit që kanë nevojë për Daraprim të mund ta sigurojnë atë.

Por veprimet e tij ngjallën indinjatë duke filluar që nga qendrat mjekësore deri tek kandidatët për president në vitin 2016, Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.