Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lirohet nga burgu shqiptari që vrau kunatin në Greqi, lot gëzimi në gjyq

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata në Volos ka caktuar sot masën “arrest në shtëpi” për Fatmir Talellarin, 50-vjeçari që vrau me armë zjarri kunatin e tij, pasi ky i fundit akuzohet se ka përdhunuar të bijën e autorit që në moshën 9-vjeçare, të cilën më pas e shantazhonte me publikimIn e pamjeve nga aktet e tij për t’i zhvatur para të resë.

Fatmir Tallellari qëlloi për vdekje me armë zjarri kunatin e tij, Erjon Pelivani të mërkurën e 10 janarit, pasi mësoi se i kishte përdhunuar vajzën që prej moshës 9-vjeçare.

50-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, është lënë përkohësisht në arrest shtëpie në shtëpinë e vajzës së tij , derisa këshilli gjyqësor të marrë një vendim të dytë.

LEXO EDHE: Dyshonte se i përdhunoi vajzën, ndryshon mendje shqiptari: S’doja ta vrisja kunatin

Vajzat e Fatmir Tallellarit u përlotën në momentin kur Gjykata caktoi vendimin “arrest shtëpie” për babanë e tyre

Vajzat e 50-vjeçarit “shpërthyen” në lot gëzimi pas vendimit të Gjykatës  për të liruar babanë e tyre me kushtin e vetëm kufizues, qëndrimin në shtëpi.

Ditën e djeshme avokati mbrojtës i Fatmir Talellarit tha se klienti i tij nuk kishte si qëllm ta vriste, por që viktima të rrëfente të vërtetën.

“Nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, mësohet të këtë thënë 50-vjeçari.

Në një intervistë për mediat greke, edhe avokati tjetër mbrojtës Michalis Vassilikos ka thënë se Tarellari nuk e ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi, ashtu siç përflitet gjërësisht.

Fillimisht në dëshminë e tij në polici autori tha se mori hapin ekstrem pasi vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe se e shantazhonte se do publikonte pamje nga momentet intime me të miturën.

18-vjeçarja është thjeshtra e motrës së viktimës. 33-vjeçari nuk ishte daja i vajzës. Gruaja e parë e 50-vjeçarit, mamaja e vajzës kishte vdekur vite më parë në një aksident rrugor. Ai ishte martuar për së dyti me motrën e 33-vjeçarit disa vite më vonë.

Kronologjia e vrasjes

Disa orë para krimit autori 50-vjeçar shkoi në banesën e tij në zonën e Argolasti në Pilio për të marrë armën e gjahut, me të cilën do të vriste kunatin.

Më pas ai niset me makinë dhe shkon në fshatin Agria Volou, nga ku merr në telefon bashkëshorten e tij (motra e viktimës) të cilës i kërkoi që të njoftonte vëllane , pra 33-vjeçarin që të shkonte te ai për ta ndihmuar, me alibinë se i ishte prishur makina.

Ky ishte kurthi që autori i ngriti për të sjellë viktimën pranë tij. Kur u takuan ata patën një debat të ashpër. Sipas zougkla.gr në një moment 50-vjeçari ka goditur në fytyrë 33-vjeçarin me armën e gjahut që kishte me vete.

Pas kësaj 33-vjeçari është kundërpërgjigjur teksa ka tentuar t’i marrë armën. Në përleshje e sipër u dëgjua e shtëna nga arma e gjahut. Plumbi kapi 33-vjeçarin i cili u rrëzua përtokë nga plaga e marrë.

Me të mbërritur në vendngjarje, Policia ka gjetur viktimën të shtrirë përtokë me lëndime në fytyrë dhe plagë nga arma e zjarrit në kraharor, ndërsa pranë tij kishte gëzhoja nga arma e gjahut.

Përballë rrugës ishte makina e viktimës me motorin të ndezur. Kjo tregon se 50-vjeçari ka sulmuar viktimën sapo ka zbritur nga automjeti. Autori e vrau sepse 33-vjeçari i kishte përdhunuar vajzën e tij që në moshën 9-vjeçare.

Sipas informacioneve nga burime policore, 50-vjeçari i cili u vetëdoreëzua në polici menjëherë pas krimit, ka thënë para oficerëve se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës (9/1) vajza e tij 18-vjeçare i ka treguar se 33-vjeçari e përdhunonte që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që pretendonte vajza, 33-vjeçari e shantazhonte duke i thënë se do të publikonte video dhe foto nga veprimet e tij abuzuese ndaj saj për ti marrë para.

Dëshmia e motrës së viktimës (njerka e 18 vjeçares dhe njëkohësisht bashkëshortja e autorit) . Motra e viktimës ka thënë për protothema.gr se rasti i përdhunimit të thjeshtrës së saj është zbuluar tre ditë më parë. Sipas saj 18-vjeçarja ka rrëfyer përdhunimin nga 33-vjeçari tre ditë më parë dhe jo ditën e djeshme, siç pretendon autori.

Në të njëjtën kohë, ajo tha se nuk kishte kuptuar asgjë nga veprimet e turpshme të vëllait të saj, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për akte të tilla.

“Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai i mbulonte mirë veprimet e veta. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha; ‘Të vrava vëllanë’”, tha motra e viktimës ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese