Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lirohet nga burgu Rezart Taçi, pritet të kthehet në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Biznesmeni Rezart Taçi është liruar nga paraburgimi në Zvicër rreth 72 orë më parë. Aktualisht ai ndodhet në gjendje të lirë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri.

Rezart Taçi u arrestua në datën 10 në Gjenevë të Zvicrës me urdhër të Prokurorisë Publike të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për akuzën e “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.

Ky hetim, ka nisur thonë burimet pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin Panamez me emrin “Wallis Trading INC” dhe ajo Holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv”, të cilat me kompaninë Rezart Taçit kishin një marrëveshje tregtare të nënshkruar që në vitin 2009.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu