Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

“Nuk kam kryer ndonjë shkelje”, Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda

spot_img

Lajme të ngjashëm

Apeli i Gjykatës Speciale lë në arrest shtëpie ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda.

Ish-zv.ministrja e akuzuar për marrje të rryshfetit në këmbim të një vendi pune, kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

“Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin ne ushtrimin e detyrës.

Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë. Është i gabuar qëndrimi që rreziku për të shkatërruar provat apo për t’u larguar është prezumuar. Në cdo rast duhet të vërtetohen të gjitha pretendimet e prokurorisë për këto fakte e rrethana”, ka thënë Voda.

Voda dhe avokatja e saj Majlinda Hasani kërkuan ndryshimin e masës me argumentin se është e paarsyeshme që për një çështje që i përket 2019-2020 të mbahen nën arrest, ndërkohë që nuk ka rrezik të largohen apo të prishin provat.

Por kjo s’e ka bindur trupën që ka vendosur të lë në fuqi të njëjtën masë.

Voda akuzohet për marrjen e 1 mijë eurove, një arke me peshk dhe një telefoni në këmbim të një vendi pune.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img