Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lirohet nga burgu Denis Demiri, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla

Shkruar nga Newsbomb
Lirohet nga burgu Denis Demiri, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e

Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu Denis Demirin, të dënuar për vrajsen e biznesmenit Memli Begalla.

Demiri ishte dënuar me 25 vite burg, por tashmë me vendimin e ri të gjykatës së Apelit, Demiri do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore.

Vendimi për ndryshimin e masës vjen pasi Apeli e ktheu dosjen për rigjykim në shkallë të parë për shkelje procedurale.

Avokati Sokol Tahiraj iu drejtua gjykatës me kërkesën për shuarje mase për Demirin pasi i kanë skaduar afatet tërësore të paraburgimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu