Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lirohet biznesmeni i tenderit që çoi në burg ish-kryebashkiakun Fatos Tushe

Shkruar nga Newsbomb
Lirohet biznesmeni i tenderit që çoi në burg ish-kryebashkiakun

Lihet i lirë Ibrahim Lami, biznesmeni i cili fitoi tenderin që çoi në burg edhe kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe.

Gjykata Speciale ka vendosur lirimin e biznesmenit përshkak se koha e paraburgimit është me e gjatë se koha e vuajtjes së dënimit.

Biznesmeni Ibrahim Lami u vu në pranga pas operacionit të policisë me urdhër të SPAK, ku u arrestua dhe ish-kryetari Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Ai kishte favorizuar biznesmenin në fjalë për marrjen e tenderit për kanalin vaditës me vlerë 24 milionë lekë, teksa biznesmeni kishte ndërhyre që vajza e Tushes të merrte provimin në Fakultetin e Mjekësisë. Tushe u dënua me dy vite e katër muaj burg.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll