Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lirohen pas disa orësh të gjithë aktivistët e ndaluar nga policia

Shkruar nga Newsbomb

Policia ka lënë të lirë mbrëmjen e sotme 16 protestuesit e shoqëruar gjatë protestës te Parku i Liqenit. Mësohet se nga ambientet e Komisariatit Nr. 1 janë lënë të lirë të gjithë aktivistë të ndaluar.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Arben Ristani kanë shkuar në Komisariatin Nr. 1 të Policisë së Tiranës. Deputetët janë shprehur se janë aty për aktivistët e PD-së të cilët gjenden të shoqëruar në polici. Dy deputetët e PD-së pasi kanë qëndruar disa minuta brenda Komisariatit të Policisë janë larguar prej aty.

Aktivistët vazhdojnë të qëndrojnë para ambienteve të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë duke bërë thirrje për lirimin e protestuesve të tjerë të shoqëruar nga policia. Ndërsa qëndrojnë para hyrjes së Komisariatit, ata i kanë kushtuar dhe një këngë kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Të shoqëruarit nga policia

1. Dritan Sakuta

2. Isa Myzyrqj

3. Hamës Trezhnjeva

4. Eljan Taninaj

5. Erdi Myrtaj

6. Orges Zani

7. Zirkon Disha

8. Besmir Agalliu

9. Aranit Beqiraj

Dhe 3 persona të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu