Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka lënë qelinë, teksa menjëherë pas daljes ka dhënë një komunikim të shkurtër për mediat.
Ai tha se arrëstimi i tij ishte një tentativë për ta trembur dhe për t’ua mbushur mendjen se UÇK nuk ishte në rrugën e drejtë.
“Dua t'ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as Uçk dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë.
Sot megjithë përpjekjet e reformës për drejtësi për të hequr nga sistemi, të aftë dhë patriotë, arritëm t’iu tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë," tha Goxhaj.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik për llogari të Gjykatës Speciale, pasi akuzohej për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës. Arrstimi i tij u bë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Më herët avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla, e ka konsideruar mbajtjen e klientit të tij në burg si vendim me prapavijë politike dhe ka theksuar se klienti i tij është i pafajshëm.
Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.