Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lirimi i të dënuarit me 20 vite burg, arrestohet juristi i burgut të Shën Kollit

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Tiranës ka arrestuar juristin e burgut të Shën kollit, shtetasin Devis Hoxha, për llogari të autoriteteve të Lezhës.

Arrestimi i tij vjen një ditë pas skandalit të lirimit nga burgu të kosovarit Shuaip Zukaj, i cili duhet të ekstradohej në Kosovë ku ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje. Nga hetimet ja rezultuar se juristi ka firmosur lirimin e tij.

Shuaip Zukaj, pasi kishte mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri, në lidhje me akuzën e plagosjes së një shtetasi nga Kosova në vitin 2000, në Shëngjin, është lënë i lirë.

Por në dosjen e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë, dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit, ai duhej të ekstradohej në Kosovë, ku ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen në vitin 2011, të Zyber Derishajt dhe plagosjen e Adil Thaçit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese