Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Lirimi i ish-kreut të bandës së Durrësit nga burgu, Prokuroria e Krujës dorëzon apelimin e vendimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

9ccd7c0bb28349d9dcbb36f8198bb413

Pas lirimit nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, Endrit Dokle Prokuroria e Krujës ka depozituar apelimin duke kundërshtuar lirimin e tij.

Në një deklaratë ditën e djeshme prokuroria tha se do të ankimoje vendimin e Gjykatës me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma.

Gjithashtu prokuroria kërkoi përjashtimin e gjyqtares së çëshjtes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit,  kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata.

Dokle ishte dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai ka kryer ¾ e dënimit dhe gjykata ia ka konvertuar dënimin përjetë në 25 vite burg.

Pas lirimit nga burgu ish-kreut të bandës i është siguruar edhe një kontratë punësimi. Prokuroria e Krujës e ka depozituar apelimin ditën e sotme në sekretarinë e Gjykatës.

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img