Hapësire reklamuese


Sporti

Lirimi i Arben Dervishaj, Duka: FSHF nuk e ka dyshuar kurrë pafajësinë e tij, kemi pritur me padurim

Shkruar nga Newsbomb
Lirimi i Arben Dervishaj, Duka: FSHF nuk e ka dyshuar kurrë

Zv.presidenti i FSHF Arben Dervishaj është shpallur i pafajshëm për aferën e inceneratorëve dhe ka dalë nga burgu këtë të hënë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të FSHF, Armand Duka i cili shprehet se “kemi pritur me padurim thuajse prej një viti që drejtësia të thoshte fjalën e saj për një nga kontributorët më të rëndësishëm, zv.presidentin e FSHF e një mik e bashkëpunëtor si inxhinier Arben Dervishaj”.

Duka tregon se Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka dyshuar asnjë moment për pafajësinë e inxhinierit, po ashtu “si mik, nuk kam dyshuar asnjëherë në pafajësinë e Benit”. Kreu i FSHF thotë se do e mirëpresin Dervishajn sa më shpesh në federatë, për të vazhduar projektet infrastrukturore që inxhinieri “i ka ndjekur me përpikmëri në çdo moment”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese