Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lirimi i Alvinit, Lleshaj i përgjigjet akuzave nga Beiruti: Nuk njoh asnjë opozitë, kemi ardhur këtu për kthimin e djalit

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur mbi operacionin e shpëtimit të Alvinit Berishës nga kampi Al Hol.

Në një lidhje direkte për ‘News24’, Lleshaj u shpreh se tashmë ndodhet në Beirut dhe se Alvini është dërguar në ambasadën italiane, nga ku pritet të niset drejt Italisë për t’u bashkuar me të atin

Lleshaj i është përgjigjur akuzave të opozitës që e ka quajtur pjesëmarrjen tuaj në operacion propaganda.

Ministri deklaron se nuk njeh asnjë opozitë dhe qëllimi i tij është të përmbushë përgjegjësinë për kthimin e Alvinit në shtëpi.

‘Kush opozitë, nuk njoh të ketë opozitë, megjithatë, unë nuk jam këtu për t’ju përgjigjur opozitës, por kthim i Alvin Berishës në shtëpi. Kemi ardhur këtu për përmbushen e përgjegjësisë sonë. Kam patur takime me autoritete e këtushme, të Libanit. Alvini nuk është takuar ende me të atin, por duket një fëmijë që ka kaluar nga ferri, por tashmë ai është kthyer në botën që i përket një botë normale dhe për këtë duhet ët jemi të gjithë të gëzuar’, tha Lleshaj.

75223636_415037659192995_1781260174741209088_n (2).jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll