Hapësire reklamuese

Politikë

Lirimi i Alqi Bllakos, Këlliçi: Rama u sigurua që nuk do të “këndojë” nga qelia

Shkruar nga Newsbomb
Lirimi i Alqi Bllakos, Këlliçi: Rama u sigurua që nuk do

Deputeti Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat nga selia e PD, komentoi lirimin nga burgu të ish-deputetit Alqi Bllako. Ky i fundit, sot, me vendim të Gjykatës së Posaçme u dërgua në "arrest shtëpie",  nga qelia ku ndodhej prej muajsh.

Sipas Këlliçit, Bllako ka lënë qelinë me urdhër të vetë kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij është siguruar se ai nuk të “këndojë” nga qelia. Ai thekson se ish-deputeti ka bërë burg për partinë dhe se 2-3 vjet për dhjetëra miliona euro, ia vlen në fund të fundit.

“Edi Rama e çoi sot në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia. Deputeti socialist, i përfshirë në aferën e inceneratorëve me këmbët e veta dhe të të atit, por me kokën dhe trurin e Edi Ramës, pas 6 muajve në qeli, sot është dërguar në shtëpi.

Vetëm pasi ka dhënë garanci se nuk do të fliste dhe t’i prishte punë partisë dhe udhëheqësit. Vetëm pasi kupola ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ‘kokë turku’, atë të Klodian Zotos", ka deklaruar ndër të tjera Belind Këlliçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu