Hapësire reklamuese


Politikë

Lirimi i 4 të akuzuarve për skandalin e të dhënave, PD: Segmente të drejtësisë të kapura nga Rama

Shkruar nga Newsbomb
Lirimi i 4 të akuzuarve për skandalin e të dhënave, PD:

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për lirimin e katër personave të akuzuar për nxjerrjen dhe përdorimin e të dhënave personale të qindra-mijëra shqiptarëve.

Përmes një deklarate për media, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj e quajti vendimin e gjykatësit një skandal, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka influencuar në këtë vendim.

Pjesë nga deklarata e Alibeajt:

Vendimi i sotëm i gjykatës për të liruar katër personat e akuzuar për nxjerrjen e të dhënave të shqiptarëve, tregon se segmente të drejtësisë mbeten nën ndikimin direkt të Edi Ramës. Vendimi vulos një nga krimet më të mëdha të Ramës për zgjedhjet. Është një dëshmi e qartë se autorët e publikimit të të dhënave janë kryeministri dhe vartësit e tij. Nuk ka asnjë shpjegim logjik që të shpjegojë vendimin për hetimin në gjendje të lirë. Të dhënat e kartës së identitetit, vendit të punës, pagës, u vodhën për të vjedhur zgjedhjet. Ato janë pjesë e patronazhistëve.

Që në fillim të shpërthimit të skandalit, Edi Rama u përpoq të zvogëlojë skandalin, ndërsa sot doli hapur dhe liroi katër personat që akuzohen për publikimin e të dhënave. Krim nuk është vetëm publikimi, por edhe mbledhja e të dhënave dhe përdorimi i tyre.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese