Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

LIRIA VDIQ, RROFTË LIRIA !

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al.

Një shpirt i lirë u nis drejt qiellit!

Liria, njeriu më i lirë që kam njohur në jetë.

Lirinë e njihnin të gjithë në Elbasan, sepse Liria ishte njeriu më i vërtetë në qytet. Ajo jetonte e privuar nga virtyti hipokrit i quajtur “turp” dhe bërtiste me zë të lartë atë që mendonte. Shumica e atyre që e dëgjonin, e quanin “e çmendura me gojë të shthurur”, sepse bëheshin me turp kur dëgjonin me zë të lartë, mendimet e kokës së tyre nga një gojë tjetër!

Liria ishte pasqyra morale e atyre që e quanin të çmendur, por jo vetëm e tyrja, më tepër akoma e atyre të pafytyrëve dhe kriminelëve që e katandisën në atë gjendje!

Historia e Lirisë është rrënqethëse. Ndoshta më mungojnë detajet dhe saktësia, por kalvari i Lirisë ka nisur që kur ishte e re, tridhjetë e më tepër vite të shkuara. E ardhur nga veriu i Shqipërisë, ajo pësoi mbi trupin dhe shpirtin e saj gjithë legësinë dhe perversitetin e kohës, pësoi dhunë dhe përdhunë, përndjekje, internim, tallje dhe përbuzje. Demokracia e gjeti Lirinë me dy gishtat lart dhe me revoltën e një njeriu të shtypur, revoltë që e shprehte e shpenguar dhe me zë të lartë çdo ditë, pa frikë, pa ndroje, kudo dhe përballë kujtdo. Liria ishte monumenti i gjallë i rebelimit ndaj padrejtësive njerëzore!

E vetme, e përbuzur, e nëpërkëmbur, e tallur, e varfër deri në mjerim, mes sakrificash ekstreme Liria ia doli të rrisë djalin e saj, një djalë që nga fëmijët e tjerë dallonte vetëm nga varfëria, por jo nga intelekti dhe dinjiteti.

Liria do të mbahet mend gjatë nga elbasanasit. Mendjeshkurtrit do ta kujtojnë si “gojështhururën e rrugëve”, por të tjerët, qytetarët e vërtetë, do ta kujtojnë si gruaja që, megjithëse e varfër, nuk lypi kurrë, si zënëdhënësja e skutave më të thella të mendjes njerëzore.

Liria nuk është më, por pa dijeninë e saj ajo la pas disa mësime.

Ajo na mësoi vlerën e jetës dhe të jetuarit me sakrificë.

Ajo na mësoi se njeriut mund t’i marrësh gjithçka, por nëse ai nuk e lëshon, nuk mund t’ia marrësh dinjitetin.

Liria vdiq aksidentalisht!

Shpirti i saj, dje u nis në rrugën pa kthim të mbretërisë së shpirtrave të lirë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img