Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Liri Dinga, kush është “gruaja e hekurt” e Kopshtit Botanik (PROFIL)

Shkruar nga Newsbomb
Liri Dinga, kush është “gruaja e hekurt” e Kopshtit

Ditën e djeshme Gjykata e Tiranës rrëzoi VKM nr.510 të vitit 2019 të Qeverisë Shqiptare, e cila ia kaloi Kopshtin Botanik në pronësi Bashkisë së kryeqytetit. Ndër këto vite një emer i spikatur që ka kontribuar për Kopshtin Botanik është edhe Liri Dinga.

Liri Dinga është profesoreshë, florikulturiste dhe ish drejtoreshë e Kopshtit Botanik, gruaja që e mbrojti atë.

Dinga ishte një nga përfaqësuesit, e cila e kundërshtonte që Kopshti Botanik, t’i kalonte Bashkisë së Tiranës.

Edhe pse në një moshë të madhe, ajo qëndroi aty si një "grua e hekurt", me bindjen që Kopshti Botanik dhe zona brenda hapësirës së tij është pronë e Universitetit të Tiranës dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe që nuk duhet të kalonte në pronësi të Bashkisë.

Ideatorët dhe mbështetësit kryesorë të Kopshtit Botanik kanë qenë pionierët e famshëm të botanikës shqiptare: Kol Paparisto, Mustafa Demiri, Liri Dinga.

Kush është Liri Dinga:

Ajo ka lindur në Tiranë në vitin 1944 ku kreu dhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta e u diplomua në Fakultetin e Shkencave Natyrore të UT (1968). Po këtë vit u emërua kërkuese shkencore në Kopshtin Botanik dhe prej vitit 1985 drejtoreshë e tij.

Si specialiste e florës zbukuruese është përqendruar në studimin e bioekologjisë së bimëve të Kopshtit Botanik. Pedagoge e lëndës florikultura në Fakultetin e Bujqësisë të UBT dhe e lëndës gjeografia e bimëve në FSHN të UT. Ka botuar tekstin “Florikultura” (1976, ribotuar 1995). Është pjesëmarrëse në projekte mjedisore dhe autore studimesh e botimesh popullarizuese në fushën e florikulturës dhe edukimit mjedisor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese