Hapësire reklamuese

Aktualitet

Liqeni i mbushur nga qytetarët pas orarit zyrtar, shkarkohet menjëherë shefi i Policisë së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Hyrja e Liqenit Artificial

Shefi i Komisariatit të Policisë që mbulon zonën e Liqenit Artificial në Tiranë është shkarkuar mbrëmjen e djeshme nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama në emisionin Opinion. Kryeministri ka thënë se për shkak se Liqeni ka qenë i mbushur me qytetarë pas përfundimit të orarit zyrtar, për shkak të covid-19, Drejtori Veliu ka marrë masë të menjëhershme duke shkarkuar shefin e komisariatit që mbulon zonën.

“Dje është shkarkuar shefi i komisariatit që mbulon zonën e liqenit në Tiranë. Dje pas orarit zyrtar ka pasur një numër shumë të lartë qytetarësh dhe drejtori Ardi Veliu ka vepruar menjëherë”, tha kryeministri Rama pak më parë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll