Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Lini mënjanë ndasitë politike”, të dënuar në Fier peticion për Amnistinë Penale

Shkruar nga Newsbomb
"Lini mënjanë ndasitë politike”, të dënuar

Zvarritja e votimit për Amnistinë Penale po mban peng të burgosurit të cilët shpresonin që do të linin qelitë e errëta të burgjeve në vendin tonë. Përplasjet mes deputetëve, të cilët nuk po mund të bien dakord për t’ i dhënë kartonin jeshil amnistisë ka shkaktuar revoltë te mijëra të burgosur të cilët vuajnë dënimin e tyre në burgjet e Shqipërisë.

Tashmë edhe të burgosurit në burgun e Fierit i janë drejtuar me një peticion ligjvënësve ku kërkojnë lënien anash të hatërmbetjeve politike dhe të votojnë amnistinë penale. Ata kërkojnë një amnisti gjithëpërfshirëse pa kritere ndaluese dhe ulje dënimi për çdo të burgosur me 2 vite.

“Ndaj i kërkojmë deputetëve të Kuvendit të zgjedhur nga vota jonë që të lënë mënjanë interesat e tyre politike dhe të votojnë ligjin për amnistinë”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e të burgosurve

[gallery columns="2" size="large" ids="796845,796844"]

Kujtojmë se në Kuvend do të votohej projektligji për dhënien e amnistisë, por që në momentin e fundit me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, Blendi Çuçi ndryshoi rendi i ditës duke hequr këtë projektligj. Çuçi për gazetarët tha se mazhoranca tërhoqi ligjin e amnistisë në respekt të traditës për konsesus.

Nga ana tjetër ministri Ulsi Manja i quajti gënjështarë deputetët e opozitës, pasi tha se është thënë qartë se nga kjo amnisti nuk përfitojnë zyrtarët e dënuar për korrupsion.

Që amnistia penale të merrte “ok”  nga Kuvendi i duheshin 84 vota, në kohë kur PS ka vetë 74, i duhet që edhe deputetët e opozitës të votojnë pro këtij projektligji. Në një kohë kur Basha deklaroi se nuk do të merrte pjesë në seancë, u “shuajtën” shpresat që ky projektligj të kalonte, pasi dihej se grupi i Bardhit dhe Berishës nuk votojnë propozime që bëhen nga Partia Socialiste.

Kreu i PD, Lulzim Basha, më herët listoi kushtet për të votuar pro Amnistinë Penale. Basha tha se duhet të hiqen propozimet që nga kjo amnisti të përfitojnë zyrtarët që janë arrestuar për korrupsion. Po ashtu Basha tha se kushi i dytë është që të përfitojnë nga amistia protestuesit  e 1 tetorit 2018 deri 31 dhejtor 2020.

“Nëse me të vërtetë duan të kenë një përqasje konsensuale ndaj anës humanitarë të amnistisë, rruga është fare e thjeshtë. Hapi i parë, heqja dorë nga propozimet që u futën tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar. Së dyti të futën propozimet e PD për tu përfshirë në amnisti protestuesit.

Është kërkesë e PD, nuk është kërkesë për negocim, nuk është negocim është e domosdoshme. Nuk ka asnjë tërheqje, ta marrin parasysh ata që kanë shumicën e votave, është qëndrimi ynë dhe i pandryshueshëm”, tha Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese