Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lindita Toma hyn në primaret për Kurbinin: Do të punoj fort për t’i rikthyer Bashkinë qytetit

Shkruar nga Newsbomb
Lindita Toma hyn në primaret për Kurbinin: Do të punoj fort

Lindita Toma ka prezantuar sot kandidaturën për primaret për Bashkinë e Kurbinit. Në një deklaratë për mediat ajo prezantoi zyrtarisht kandidaturën e saj duke theksuar se ajo do të punojë fort për t'i rikthyer Bashkinë qytetarëve.

"Arsyet e kandidimit tim janë mjaft te qarta. Do te punoj për të kthyer Bashkinë KURBIN përsëri në shërbim të qytetarëve Kurbinas, do të punoj fort për t’i thënë jo propagandës që ka kapluar vendin, do të punoj për të afruar sa më shumë rolin e numrit 1 të Bashkisë me qytetarët. Kërkoj me ngulm të kthej shpresën te qytetarët Kurbinas dhe t’u tregoj atyre që ne mund t’ia dalim", tha ajo

Deklarata e plotë:

Të dashur miq,

Unë jam Lindita Toma, lindur dhe rritur në qytetin e Laçit.

Kam mbaruar Shkollën e mesme Ekonomike në Tiranë, më pas ndoqa studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Finance-Kontabilitet, ku edhe përfundova Masterin Profesional Kontabilitet-Auditim.

Kam qenë e angazhuar që në moshë të re në strukturat e Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas, duke u votuar se fundmi si Kryetare.

Gjithashtu kam qenë mjaft aktive në aksionet politike te PD.  Vij nga një familje e respektuar autoktone kurbinase, me kontribut të rëndësishëm në Partinë Demokratike prej 31 vitesh.

Pas një reflektimi serioz dhe komunikimi të përditshëm me demokratë dhe qytetarë të zones, kam vendosur që të bëj publike Kandidaturën time në procesin e PRIMAREVE, inovacion i sjellë për herë të parë nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Si një qytetare, nënë dhe bashkëshorte, ndiej përgjegjësi morale për t’u shërbyer qytetarëve Kurbinas pa interesa personalë.

Arsyet e kandidimit tim janë mjaft te qarta.

Do te punoj për të kthyer Bashkinë KURBIN përsëri në shërbim të qytetarëve Kurbinas,

do të punoj fort për t’i thënë jo propagandës që ka kapluar vendin,

do të punoj për të afruar sa më shumë rolin e numrit 1 të Bashkisë me qytetarët.

Kërkoj me ngulm të kthej shpresën te qytetarët Kurbinas dhe t’u tregoj atyre që ne mund t’ia dalim.

Qëllime të tjera shumë me rëndësi të kandidimit tim janë:

 

Punësimi i të rinjve

Vlerësimi i intelektualëve

Mbështetja e qytetarëve me aftësi ndryshe

Përkrahja e qytetarëve në nevojë

Shfrytëzimi i sajteve turistike pa thyer ligjin

Zhvillimi i turizmit

Mbështetja e bujqësisë dhe blegtorisë, degë ekonomike me rëndësi të madhe per Kurbinin

Bashkëpunimi i Bashkisë Kurbin me biznesin e vogël, te mesem e te madh.

U bëj thirrje qytetarëve Kurbinas të marrin pjese në procesin e PRIMAREVE për të treguar që populli vendos dhe populli zgjedh më të mirin.

 

Së fundmi, iu bëj thirrje të marrim pjesë në protestën kombëtare të datës 12 Nëntor, si një mënyrë për largimin e së keqes nga vendi ynë dhe rikthimin e shpresës në vatrat tona.

 

BASHKE PER TE ARDHMEN!

 

FALEMINDERIT NGA ZEMRA

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese